Më datë 10 janar në “Air Albania Stadium” do të zbresin në fushë disa nga legjendat më të spikatura të Kombëtares kuqezi, të cilët do të përballen me lojtarët ish-kampionë bote të Italisë si edhe ish-kampionë Europe të Greqisë, ndërsa pjesëmarrës do jenë edhe gjenerata e artë e Turqisë.

loading...

Një event i cili organizohet për t’i ardhur në ndihmë familjeve që më së shumti u goditën nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Sindikata e Futbollistëve Profesionistë në bashkëpunim me FSHF-në kishin dëshirë të bënin mirë, por në fakt nuk llogaritën çmimet e biletave që janë konsideruar të kripura nga tifozët, natyrisht çdo dashamirës ka dëshirën e madhe të ndjekë një ndeshje të tillë në ulësen më të mirë, por në tribunën Vip dhe përkrah saj biletat pothuajse nuk janë prekur dhe tifozët janë predispozuar të marrin biletën më të lirë që kushton 500 lekë.

Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga miqësorja e yjeve, deri më tani shitja e tyre ka ecur me ritme të ulëta, aq sa në një stadium me një kapacitet prej 22,500 vendesh janë shitur gjithsej 1,300 bileta.

 

loading...