Arjeta Musliu është nga Ferizaj një grua me profesion psikologe por që ka marrë  një mision përsipër , të ndihmoj  të gjithë të rinjtë  që janë përdorues të substancave narkotike. Arjeta  ka hapur një qëndër rehabilitimi  qendra këshilluese “Këshillimi”, ku aktualish po trajtohen rreth 150  të rinjë  që janë përdorues të rregullt të substancave  narkotike , Në një intervistë për “Alb Plus” Arjeta tregon se nga ku mori shkas për të marrë një hap të tillë , ajo thotë se  ka qënë mamaja e një djali që  ishte viktimë e drogës  dhe nga këtu nis gjithëcka . Gjithashtu Arjeta na tregon se cilat janë procedurat që ndiqen në këtë qendër për tu trajtuar të gjithë ata djem dhe vajza që  shkojnë aty.Musliu thotë se shpejti ajo dëshiron që të shtrihet dhe në  Shqipri si degë  .

Për të gjithë ata që të ndjekin kush është Arjeta Myslimi?

Unë jam Arjeta Musliu nga Ferizaj,me profesion psikologe dhe infermiere,jam nënë e djali që ishte viktimë nga droga.

Cfar është Qendra Këshilluese “Këshillimi”?

Qëndra këshillimi është një qendrër ku referohen familjarët dhe përdoruesit e substancave narkotike,ku qëndra jonë merret me përkrahjen,vetedijësimin, edukimin profesional psikologjik,trajtimin e përdoruesve dhe familjarëve të tyre(prinderit,etj).

Si fuksion kjo qëndër Arjeta?

Qëndra jonë funksionon përmes  hyrjeve  individuale,duke vlerësuar ndonjë përkrahje nga njerzit vullnetmirë,ku të gjitha shërbimet që ofron qëndra janë pa pagesë.

Nga se mori shkas Arjeta për të hapur një qënder të tillë?

Qëllimi,motivi dëshira për të hapur qëndrn këshillimi ishte dëshirë e djalit tim përderisa ishim në luftën që po përballeshim neve na mungonte një dicka e tillë një qendër mëse e nevojshme për rininë tonë,qëndër kjo që i ka munguar qytetit tim dhe gjthë Kosovës.

Cfarë synoni të arrini ju si drejtuese e kësaj qëndre ?

Synimi im është që përmes qëndrës të ndihmojmë,përkrahim ,vetëdijesojmë perdoruesit të largohen nga kjo rrugë që vret,që fatkeqësisht përdoruesit nuk e kanë përkrahjen e duhur.Synim tjetër është që të realizojmë një qendër rehabilitimi me model Europian,qendër që periudha e trajtimit do të jet më e gjatë përmes vullnetit dhe aktiviteteve që do ofrojmë qëndra që Kosovës i mungon,dhe është një e domosdoshme për rininë tonë.

Aktualishtë sa të rinj trajtohen te qëndra juaj ?

Numri i të interesuarve ku në  mesin e tyre kemi shumicën vullnetare ka arritur shifrën afër 150 individë.

Si tarjohen të rinjtë që vinë në këtë qendër pra cilat janë e tapat që ndiqen?

Qendra jonë ofron trajtim përmes motivimit,edukimit profesional këshillimit,përkrahjes,trajtimit përmes psikoterapisë individuale dhe grupore.

loading...

Sipas jush cila është mosha që përdor më shumë lendë narkotike ?

Aktualisht kemi një gjëndje alarmante dhe shumë shqetësuese rreth moshave,  më herët kemi pasur  aty  nga 16, ndërsa tani kemi moshën 13 vjecare që fillojnë të përdorin substanca narkotike.

Cfarë kategorie vinë në qëndrën tuaj për tu trajtuar ata të cilët sapo e kanën nisur përdorimin e lëndeve narkotike, ata që kan vite që përdorin rregullishtë dhe janë shumë të rënduar ?

Përderisa është ngjallur shpresë,përkrahje nga qendra jonë ne cdo dite kemi klientë duke filluar nga 1 herë që ka përdorur ndonjë substancë e deri te mosha e përdoruesve më shumë se  10 vite.

Cilat janë llojet e lëndeve narkotike që përdorin më shumë të rinjtë ?

10Fillimisht përdorimi fillon nga marihuana mandej kokaina,ekstazia,fatkeqësisht qe javën që shkoi kishim klient që përdorte  edhe heroinë.

Po vajza që përdorin lëndë narkotike a ka që vin për tu trajtuar në qëndrën tuaj ?

Edhe gjinia femerore është përdoruese e substancave ku edhe vajza shumë të reja kemi që vijnë për trajtim të qendra këshillimi(ku sidomos ato ndjehen shumë të përkrahura dhe vec po shihet rezultati pozitiv).

Dhe së fundmi unë di që për momënti ju jeni vetëm në komunën e Ferizajt a do të shtriheni dhe në Shqipëri ?

Përmasat  në qendrën tonë kemi njerëz që vijnë nga e gjithë Kosova,Maqedoni,Presheva dhe Shqipëria besoj dhe jam e sigurt që është mëse e nevojshme që cdo qytet të ketë një qendër të tillë duke pa që jemi në një gjëndje alarmante që po përdoret droga .Më shumë kënaqësi do bashkë punonim  me psikolog dhe ekspert e kësaj fushe edhe në Shqipëri. Ku vërtet po ndodh mrekulli në rezulatet që i kemi që 3 muaj.

Faleminderit për mbështejtjen tuaj, Suksese!

Intervistoi Era Cela

 

 

 

 

 

 

loading...