Loading...

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur Alban Skënderaj, ka performuar para të fansave të tij në Amfiteatrin e Tiranës. Ky ishte koncerti i dytë recital i tij. Të gjithë mbrëmë nën hijen e hënës, i kënduan dashurisë e jetës.

Në këtë mbrëmje kaq të veçantë për Albanin, nuk kishte si të mungonte edhe Miriami, e cila, ndonëse me barkun e fryrë, nuk nguroi të performonte këngët më të bukura të repertorit të saj.

veshur me një fustan të gjatë ngjyrë blu, si gjithmonë e ëmbël, por nuri i shtatzënisë, e zbukuronte edhe më tepër.

Në një moment, pasi u ndal muzika, çifti zbuloi edhe gjininë e fëmijës. Së shpejti, Amelin do të bëhet me vëlla, dhe familjes do t’i shtohet një djalë.

Për të gjithë ju që e keni humbur koncertin e mbrëmshëm, keni edhe një mundësi të dytë. Albani do të performojë edhe sonte tek Amfiteatri i Tiranës.

Loading...