Nurmi i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 33. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot të dhënat e reja, pas testimeve që janë bërë në 24 orët e fundit. Sipas informacioneve një prej mjekëve në Durrës që i shërbyen të moshuarës në Durrës që humbi jetën, ka rezultuar pozitiv pas testit të dytë. Po ashtu është zgjeruar dhe harta e të prekurve me koronavirus është zgjeruar dhe sot janë konfirmuar dhe 4 raste të tjera në Fier. Ndërkohë që MSH, sqaron se 25 nga rastet e të prekurve janë të vetë-izoluar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa 8 janë në Tiranë. Edhe mjeku, është vetëizoluar dhe nuk ka simptoma.

NJOFTIMI I PLOTË

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19, për të cilët ju kemi informuar në daljet e mëparshme.

Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457. Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste, nga të cilat: 8 prej të cilëve janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina) 25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë: Tiranë 19 raste Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë) Lushnje 1 rast, Elbasan 2 raste, Fier 4 raste dhe Rrogozhinë 2 raste. Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.

loading...

Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit. Nga numri total i të prekurve nga COVID-19 janë 25 persona të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore dhe 177 të vetëkarantinuar. Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se tashmë që OBSH ka shpallur pandeminë na koronaviriusi masat që janë marrë duhet të merren seriozisht.

“OBSH ka shpallur pandeminë nga koronavirusi i ri që do të thotë se bota ka transmetim komunitar në më shumë se 2 kontinente. Kjo është një situatë që duhet vlerësuar me seriozitet dhe masat që janë marrë për distancimin social duhet të merren me seriozitet. Ne do të vazhdojmë me gjurmimin e rasteve në terren dhe nuk është e nevojshme që çdo person të testohet”, tha Bino.

Sakaq, Shqipëria është në izolim total. Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha, Elbasani, Vlora dhe disa nga qytetet e tjera që janë futur në ‘shtet-’rrethim’, sot janë zgjuar me rrugët thuajse bosh. Policia që prej ditës së djeshme ka ngritur pika kontrolli në shumë rrugë të vendit për të kontrolluar të gjitha mjetet që lëvizin. Deri më tani janë ndaluar dhe bllokuar shumë mjete dhe shoferë të pabindur. 20 shoferë janë ndaluar në qytetin e Fierit pasi kanë qarkulluar me mjete private,  5 shoferë në Durrës bashkë me 32 mjete të bllokuara, dhe 6 në Vlorë. Shoferëve iu është kërkuar që të parkojnë makinat dhe iu janë marrë çelësat e makinave, një masë drastike kjo në kuadër të COVID-19. 

 

loading...